Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Elbasan, Tomor Alizoti në takimin elektoral të Partisë Demokratike në Peqin i ka kërkuar kryeministrit që të përballet dhe mos të mbështetet pas bandave.

Deputeti demokrat iu drejtua socialistëve, duke theksuar se Rama e ka gjenetikë, dhe të trashëguar që i ha shokët e vet dhe paralajmëron se një ditë do të hajë edhe ata që sot e mbështesin.

“Duhet ta dini të gjithë që ne jemi bio.Ne jemi të djathtë me shpirt.Ne e duam përballjen dhe ju që merrni votat për cunin e Kristaqit duhet të dini që ai e ka në genetikë dhe të trashëguar që ai i ha shokët e vet dhe do t ju hajë edhe juve. I them cunit të Kristaqit mos të bëjë monolog, por hajde përballu dhe mos u mbështet pas bandave.” tha ai

Sipas Alizotit shqetësimi i vërtetë i qytetarëve duhet të jetë Shqipëria që po zbrazet, nënat e pafajshme që humbin jetën në atentate si ai në Shkodër, dhe fshatrat e qytetet që po boshatisen. Ai ngre zërin për qytetin që nga normaliteti është kthyer në një qendër të narkos dhe bandave kriminale. S

“Ju të dashur qytetarë duhet të shqetësoheni për gjysmën e shqiptarëve që endet rrugëve të botës, dhe se në atentatin e Shkodrës vdiq një nënë e pafajshme apo se në qarqet e Shqipërisë nuk ka njerëz që banojnë. Duhet të shqetësoheni për Shqipërinë që po ndodh cberja e saj. Ju duhet të shqetësoheni që qyteteti juaj normal është kthyer në qytetin e narkos dhe nga bandat kriminale. Nuk duhet të shqetësoheni nga njerëz normal”. përfundoi Alizoti