Durrësi është zgjuar nën pushtetin e motit të ftohtë.

Ngricat kanë qenë prezente në rrugë në orët e para të mëngjesit në rrugët e qytetit bregdetar, ndërkohë që shatërvani para bashkisë ka ngrirë.

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme dhe të ftohta të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke krijuar problematika përsa i përket ngricave në akset rrugore përgjatë zonave malore në orët e para të mëngjesit dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga -7°C deri në 10°C.