Lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit është pezulluar për dy ditë për shkak të kushteve të motit të keq në Durrës.

Drejtori e Përgjithshme Detare informon se “Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 Maj 2023 ora16:00.”

Njoftimi:

Në daten 16-17 Maj 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar nga ora 8:00 e datës 16 Maj, Era do të jetë në drejtim Jug-Jug-Lindje në forcën e detit deri 7 bft me shpejtësi ere deri 15 -25 m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00 -2.50 m

Mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit do te pezullohen deri ne permiresimin e kushteve hidrometeorologjike.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 Maj 2023 ora16:00.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.