Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, shoqëruara dhe me stuhi gjatë javës së kaluar, pothuajse e gjithë vija bregdetare e Durrësit është mbushur me mbetje të dala nga deti.
Siç duket dhe në video e mëposhtme, sasi të konsiderueshme leshteriku janë depozituar në vijën bregdetare, më saktësisht në zonën që njihet si Përroi i Agait.
Për shkak të temperaturave të ulta që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit, të pakët janë qytetarët që zgjidhin të marrin rreze dielli në bregdet, apo edhe të futen në ujë.
Ndërkohë ditën e djeshme, në kuadër të Ditës Botërore së Pastrimit një aksion i madh pastrimi është zhvilluar në bregdetin e Rrushkullit, Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit.