Era e fortë dhe reshjet kanë sjellë probleme gjatë ditës së sotme në Durrës.

Përveç përmbytjeve në shumë zona të qytetit, moti i keq ka shkulur edhe palmat dhe pemët dekorative në rrugë.

Ndërkohë, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako teksa i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia, njofton se të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve janë në terren.

Në postimin e saj në Facebook, Sako thotë se gjatë ditës së sotme do të vazhdoj përkeqësimi i motit.

Postimi i Sakos:

❗️Njoftim

⛈ Durrësi ështe përfshirë nga reshje të dendura shiu që nuk pushojnë prej 12 orësh dhe erëra të forta. Po kështu sipas parashikimit të IGJEUM do të vazhdojë përkeqësimi i kushteve të motit gjatë gjithë ditës së sotme.

🔴 Për shkak të këtij moti që mund të shkaktojë probleme të ndryshme ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këmbë apo me makinë, që nuk jane të domosdoshme, por të qendrojnë në shtëpi. Bashkia e Durrësit është në gadishmëri dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve janë në terren për të kryer mirëmbajtjet e duhura aty ku ka nevoje për ndërhyrje emergjente.

Strukturat e bashkisë së Durrësit, ndërmarrja Rruga, policia bashkiake dhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve janë në gadishmëri maksimale për çdo problematikë që mund të hasni ju dhe familjet tuaja.

Për çdo nevojë mund të kontaktoni:

Policia Bashkiake ☎️ 052232250
Zjarrëfikësja ☎️ 128