Moti i ngrohtë i kësaj të diele e ka kthyer qytetin e Durrësit në një zgjedhje të parë për të kaluar fundjavën.
Qytetarë të shumtë kanë nxituar drejt restoranteve, lokaleve në Vollga, si dhe për të bërë një xhiro në shëtitoren “Taulantia”, për të shijuar diellin dhe detin.
Por i gjithë ky fluks vizitorësh ka krijuar një trafik të rënduar përgjatë mesditës së sotme në rrugën “Taulantia”, ku siç duket në video makinat pothuajse nuk lëvizin fare.