Sot plazhet e Durrësit dhe mbarë vendit janë boshatisur totalisht nga pushuesit për shkak të reshjeve të shiut.

Ashtu siç pritej, moti i keq ka përfshirë tashmë vendin tonë, ndërsa pritet të zgjasë vetëm gjatë fundjavës. Java e ardhshme pritet të ketë mot të mirë dhe sërish temperatura të larta.

Shumë qytete bregdetare janë në të njëjtën gjendje, duke bërë që pushuesit të mbyllen në shtëpi, ose të krijojnë trafik të rënduar në qytet.