Edhe një herë tjetër nga rrethrrotullimi i Shkozetit, ka folur për mediat deputeti demokrat Edi Paloka.
“Duhet të ketë reagim qytetar. Nuk është betejë e opozitës, është e gjithë qytetarëve shqiptarë. E keqja nuk është në derën tonë, është në derën e çdo qytetari.
Nëse shqiptarët nuk ndërgjegjësohen t’i thonë të keqes ‘Ndal!’, e kanë të gjithë tek dera e shtëpisë, në një formë a në një tjetër.
Këta nuk kanë pyetur për presidentë, për liderë të opozitës. Kur këta nuk kanë pyetur për ne, çfarë mendoni ju? Do pyesin për qytetarë të thjeshtë?”, ka thënë ndër të tjera ai.
I pyetur nga gazetarët, lidhur me mungesën e disa prej deputetëve dhe ish-deputetëve të Partisë Demokratike, Paloka u përgjigj:
“Oerd Bylykbashi mungon sepse ka një takim të një këshilli, ku ne jemi të barabartë me deputetët e PS. Ferdinand Xhaferri ka pasur një fatkeqësi familjare“, duke refuzuar të cekë të gjithë deputetët e Durrësit, që nuk u panë të ishin pjesë e mosbindjes civile.