Ndarja nga jeta e kompozitorit dhe mësuesit nga Durrësi, Andi Bajraktari, ka prekur shumëkënd që e njihte nga afër, të cilët shprehin pikëllimin dhe trishtimin për këtë humbje.

Akademiku dhe kompozitori Vasil Sofokli Tole, përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se Andi do të kujtohet si personifikim i çdo gjëje të mirë që mund të ketë njeriu: student ekselent, kompozitor me vlera, mësues e pedagog i përkushtuar, familjar, bashkëshort e prind i dashur!

Postimi i Vasil Toles

U pre në mes jeta e një njeriu dhe artisti kompozitor me shpirt të madh. 🙏

Andi Bajraktari ishte dhe do të kujtohet si personifikim i çdo gjëje të mirë që mund të ketë njeriu: student ekselent, kompozitor me vlera, mësues e pedagog i përkushtuar, familjar, bashkëshort e prind i dashur!

Andi po hidhte i sigurt hapat në fazën e thelluar të formimit të tij si kompozitor dhe intelektual i muzikës. Vepra të reja po shkruante dhe ishte në prag të pranimit për studimet e doktoraturës në muzikë. Ai reflektonte mirësi për gjithçka që e rrethonte.

Na trishtove të gjithëve i dashur Andi me largimin tënd të parakohshëm! 😓

Ngushēllimet më të thella për bashkëshorten dhe fëmijët, motrën dhe familjarët si dhe për komunitetin e muziktarëve në Durrës, Tiranë e në gjithë Shqipërinë!

▪︎ I paharruar miku dhe kolegu ynë Andi Bajraktari! 🙏