Është ndarë nga jeta ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada gjermane në Shqipëri përmes një postimi në Facebook.

Zingraf ka ushtruar funksionin e ambasadorit nga viti 2019 deri në vitin 2023. Sipas njoftimit të ambasadës, ai ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë.