Është ndarë nga jeta mjeku i spitalit të Durrësit, Prokop Lala.

Lala, njëri nga themeluesit e kirurgjisë së sëmundjeve të brendshme në qytetin bregdetar, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një përvojë të gjatë në mjekësinë e Kirurgjisë.

Varrimi i tij, njoftojnë familjarët, do të bëhet ditën e nesërme, datë 25 prill 2024.

BIOGRAFIA:

Prokop Spiro Lala ka lindur në Durrës më 16/08/1945.

Fillimisht studioi në shkollën Jorgji Ziu dhe me gjithë vështirësitë e kohës ai vazhdoi për mjekësi.

Pas specializimit në shërbimin e Urologji, ai punoi në spitalin e Durrësit.

Ka qenë dekoruar me Urdhrin e Mirënjohjes në 1979 nga ish-kryeministri Mehmet Shehu për kryerje të ndërhyrjes kirurgjikale në kushte të vështira në reparte mjekësore të lëvizhme në zbor.

Është nga mjekët e parë që në ndërtimin e spitalit.

Ka punuar krah mjekëve të njohur kirurge: Dr. Miri HOTI, Reshit ZUSI, Bashkim HABIBI.

Doktor Prokop Lala gjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari dhe vlera e virtyte humane, që konfiguruan tek secili mjekun e besuar dhe shumë të dashur për çdo pacient.