Ndahet nga jeta pedagogia e Departamentit të Matematikës, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në UAMD, Prof. Asoc. Daniela Halidini (Qendraj).

Lajmin e trishtë të ndarjes së parakohshme nga jeta e ka dhënë faqja zyrtare e UAMD-së në “Facebook”, ku shkruan se nga sot do t’i mungojë shumë familjes, do t’u mungojë shumë miqve, kolegëve e studentëve të saj.

“Prof. Daniela do të kujtohet nga të gjithë ne si pedagogia plot pasion, njeri me vlera të mëdha, e mençur, e dashur, zemërgjerë dhe e buzëqeshur. Ka qenë nder dhe privilegj për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim dhe të punonim pranë saj.

Faleminderit e nderuar Prof. Daniela për kontributin e vlerat e jashtëzakonshme që ke dhënë në UAMD!

Të qoftë e lehtë rruga drejt dritës!”, thuhet në postimin e universitetit.