Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Doktori nga Durrësi, Tahir Shazivari.
Lajmin e jep Urdhri i Mjekut Durrës, ku përmes një postimi në Facebook, thekson se përgjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari dhe vlera e virtyte humane që konfiguruan tek secili mjekun e besuar dhe shumë të dashur për çdo pacient.
Postimi i plotë:
Lamtumirë doktor Tahir Shazivari!
Doktor Tahiri në moshën 72 vjeçare ndahet nga jeta, duke lënë pas një përvojë të gjatë në mjekësinë e obstetër- gjinekologjisë.
Doktori i cili ka asistuar në sa e sa lindje dhe pritje të jetëve të reja, sot nuk është më mes nesh.
Doktor Tahir Shazivari, u lind në vitin 1952 në qytetin e Durrësit.
Përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1977 si Mjek i Përgjithshëm, duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera. Më pas punoi disa vite në rrethin e Pukës.
Pas kryerjes së specializimit në shërbimin e Obstetrikë – Gjinekologjisë në vitin 1986, ai punoi në spitalin e Durrësit si mjek specialist deri sa doli në pension.
Doktor Tahir Shazivari gjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari dhe vlera e virtyte humane që konfiguruan tek secili mjekun e besuar dhe shumë të dashur për çdo pacient.
Urdheri i Mjekut Durrës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të tij dhe të gjithë kolegëve!
I paharruar qoftë kujtimi i tij!