Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit të Tiranës dhe Durrësit, Anastas Janullatos, ka trishtuar besimtarët ortodoks në Shqipëri.

Pas vdekjes në moshën 95-vjeçare, në nder të Anastasit janë mbajtur shërbime episkopale në të gjithë kishat e vendit.

Në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës, besimtarët janë lutur për shpirtin e tij, duke ndezur qirinj dhe duke shprehur dhimbjen.