Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ndarjen nga jeta të regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo.

Rama shkruan: “Lamturmirë miku im! Prehu në paqe!

Lajmin për ndarjen nga jeta të Leka Bungos, e dha vajza e tij Alba Bungo. Ajo njoftoi se 81-vjeçari humbi jetën pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Leka Bungo do të përcillet për në banesën e fundit pasditen e sotme në ora 16:00, ku do të prehet në varrezat e Sharrës.