Ndeshja gjysmëfinale mes Anglisë dhe Danimarkës është një nga sfidat më të përfolura përsa iu përket parregullsive gjatë lojës.

Së fundmi, UEFA ka hapur një hetim ndaj Anglisë në lidhje me incidentin, ku një lazer u drejtua nga portieri Kasper Schmeichel.

Pamjet televizive treguan një dritë jeshile në fytyrën e portierit danez në momentin që Harry Kane po gjuante penalltinë e fituar nga Sterling në kohë shtesë.

Schmeichel arriti ta priste gjuajtjen e parë, por Kane ndoqi topin dhe e dërgoi atë në rrjetë për ta çuar Anglinë në finalen e së dielës kundër Italisë.

Gjithashtu, Anglia do të hetohet dhe për fishkëllimat që u lëshuan nga tifozët gjatë intonimit të himnit danez. Në njoftimin zyrtar shkruhet se çështja po hetohet nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA.