Pasditen e kësaj të marte një konflikt i papritur ka “shpërthyer” mes dy të moshuarave në stacionin e autobusit pranë Stacionit të Trenit në Durrës.
Sipas dëshmitarëve, tensionet u ndezën kur një e moshuar u përpoq të ngjitej përpara tjetrës në mjetin e transportit urban, duke çuar në një përplasje të shkurtër fizike, me të moshuarën që qëlloi me shuplakë në fytyrë tjetrën.
E moshuara e dytë, dukshëm e tronditur, u tërhoq pas në gjendje shoku.
Asnjëra nga gratë nuk ka pësuar lëndime serioze.