Në dimër a verë, qoftë ditë me shi apo me diell, rrugën e nënstacionit në Porto Romano e gjen gjithmonë plot gropa me ujë dhe baltë. 

Jemi në rrugën “Terminali”, në të cilën lëvizin përditë rreth 20 familje. 

Këta banorë, ndonëse taksapagues të rregullt prej muajsh tashmë bashkëjetojnë me ujërat e zeza. 

Ujërat e zeza ja ku i kam, prej 12 muajsh janë këtu. Unë nuk e di se çfarë t’i bëj kësaj firme”, thotë një prej banorëve, teksa tregon me gisht ujërat e zeza në rrugë. 

Problemet e hasura me çështje shpronësie, kanë sjellë 2 pasoja negative: lënien përgjysmë të projektit për rehabilitimin e kanalit të kësaj lagjeje dhe shkatërrimin e rrugës. 

Këto i shpjegojnë për kamerën e “DurrësLajm” vetë banorët, duke shtuar se rrugën, që firma e shkatërroi, e kishin rregulluar me paratë e tyre. 

Gjendur në këto kushte, ata kanë një thirrje drejtuar pushtetit vendor dhe atij qendror, të cilën mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. 

K.Gj.