Ndërsa bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë mbetet një ëndërr e shumëdëshiruar për 2 popujt respektivë, një lajm i mirë vjen nga Rotarianët.

Këta të fundit nga Kosova dhe Shqipëria tashmë do të jenë të bashkuar për të vijuar punën si një Distrikt i vetëm.

Ky vendim erdhi pas takimit të radhës të bordit “Rotary International” të mbajtur në prill në Evanston, SHBA.

Në fjalën e tij, presidenti i klubit rotarian Durrës, z. Bujar Çepeli shprehu kënaqësinë për finalizimin me sukses të një pune disa-vjeçare.

Ai uroi të gjithë rotarianët në Shqipëri dhe Kosovë për arritjen e bashkimit në një Distrikt, si dhe vuri theksin në kontributin e klubit të Durrësit.

Për këtë foli për kamerën e “DurrësLajm” Vasil Martopullo, anëtar themelues i Rotarianëve Durrës.

Martopullo, ish-president gjatë viteve 2006-2007, e quajti krijimin e Distriktit “një hap në bashkimin e dy popujve”.

Në intervistën për “DurrësLajm“, Martopullo tregon si u arrit themelimi i Distriktit Shqipëri-Kosovë D-2485 dhe çfarë benefitesh kanë 2 popujt prej tij.

Ai gjithashtu ndau disa prej planeve, që shumë shpejt rotarianët do të nisin t’i vënë në zbatim në Durrës.

Detajet i gjeni në videon bashkangjitur.

K.Gj.