Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Statutor të Partisë Demokratike, ku u morën në shqyrtim propozimet për ndryshimet në status të propozuara nga kreu i PD, Lulzim Basha, si edhe anëarët e “Grupit për PD”, Fatbardh Kadilli e Edith Harxhi.

Mësohet se propozimet e Fatbardh Kadillit dhe Edith Harxhit janë rrëzuar, pasi komisioni nuk gjeti elementë të vlefshëm, ndërsa janë miratuar ato të kryetarit Lulzim Basha.

Propozimet e Bashës kanë të bëjnë me ristrukturim të partisë Demokratike që nga zgjerimi i Kryesisë,  ku do të përfshihen dhe kryetari i Këshillit Kombëtar, kryetari i Bordit financiar, kryetari i Komisionit Zgjedhor dhe kryetari i Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe etkës.

Gjithashtu është rikonceptuar mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar duke parashikuar që anëtarët e zgjedhur të organizohen në departamente të Këshillit Kombëtar që funksionon si strukturë këshillimore e kryesisë dhe kryetarit.

Basha, ka propozuar edhe zgjerimin e sekretariatit, si dhe është shtuar si strukturë vendore e partisë, Këshilli Koordinues i Qarkut.