Një adoleshente ukrainase jeton prej 9 muajsh në Durrës, së bashku me familjen e saj.

Sasha është larguar nga tmerret e luftës së vendit të saj, por Ukrainën e merr gjithnjë me vete. E takuam një natë në shëtitoren bregdetare, ndërsa po shijonte aktivitetet kulturore që po zhvilloheshin aty.

Mbrëmjeve të gushtit ajo shëtit në shëtitoren “Taulantia” me flamurin e vendit të saj të hedhur krahëve, ndërkohë që dëshira më e madhe mbetet rikthimi në shtëpi, në Ukrainë…

Atje ka lënë gjyshërit, miqtë, shumë të njohur.

E ndërsa ndjek mësimet online në një shkollë në Ukrainë, Sasha kërkon të shkojë në shkollë njësoj si bashkëmoshatarët e saj, por e di që kjo s’është e mundur, të paktën tani për tani.