Pas zbulimit të një shtëpie bari në zonën e Sallmones në Shijak dhe arrestimit të njërit prej vëllezërve Krasniqi dhe shpalljes në kërkim të vëllait tjetër, kanë reaguar fqinjët e tyre.

Sipas komshinjve, dy vëllezërit janë njerëz të punës.

“Nuk kanë qenë ndonjëherë problematikë, pse merreni me ne njerëzit e punës?”,- thotë një banor i zonës.

Një tjetër qytetare thotë se nuk habitet që aty është zbuluar një shtëpi bari, sepse të gjithë po e bëjnë këtë punë.

“Nuk çuditem, keq na vjen se jemi komshinj”,– thotë qytetarja.