Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka votuar në ambientet e paraburgimit të Durrësit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Ai votoi në orarin e përcaktuar nga administrata e institucionit, në përputhje me rregullat dhe procedurat për votimin e personave që ndodhen në paraburgim.

Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste.