Mëngjesin e së hënës, me nisjen e vitit të ri shkollor, jetës në Durrës pritet t’i rikthehet gjallëria.
Ndërsa mësuesit përgatiten të mirëpresin përsëri në klasa nxënësit e tyre, të gatshëm për t’i frymëzuar dhe edukuar, një urim ka ardhur nga drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore të Durrësit, Amarilda Thërmija.
”Në këtë fillim-viti shkollor ju uroj të gjithë nxënësve suksese, mësuesve po ashtu në punën e tyre të palodhur dhe një urim të veçantë kam për nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, suksese të mëtejshme dhe jepni më të mirën tuaj”, thotë ajo në video-mesazhin e saj dhënë përmes kamerës së “DurrësLajm”.