Qendra edukative, sportive dhe kulturore “Juvenilia” në Durrës në shtator rifillonë aktivitetet e ndryshme sportive.

Rihapja e aktiviteteve do të kryhet nën respektimin e protokolleve të sigurisë, bazuar në vendimin e publikuar nga ana e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërkohë këtë vit qendra “Juvenilia” vjen me një risi të re, që është basketbolli për vajza.

Do të ketë pjesmarrje në kampionatet rajonale dhe kombëtare për basketboll, futboll dhe volejboll.

Gjithashtu do të trajohet rëndësia e sportit për forcimin e sistemit imunitar ndaj COVID-19.

Qendra edukative sportive dhe kulturore “Juvenilia” në Durrës, promovon sporte për:

-Parandalimin e mbipeshës dhe obezitetit.

-Parandalim e varësisë nga videogame dhe interneti.

-Parandalim e sjelljes joaktive (sedentare).

-Shëndetin fizik, mendor, social.

-Garanton staf profesional dhe të trajnuar

-Garanton ambiente të sigurta dhe të pastra.