Ky është nënkryetari i ri i bashkisë Durrës, i emëruar në detyrë një muaj më parë.

Renis Mullaj bëri shfaqjen e tij të parë publike në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, ditën e sotme.

Mullaj, me profesion jurist, u emërua më 5 prill në detyrë, ndërsa më parë ka punuar pranë OSHEE Durrës.

Emërimi i Mullajt u prit me pak habi, për shkak të moshës së re të tij, vetëm 25 vjeç.