Bashkia e Durrësit njofton përfituesit nga programi i rindërtimit se shorteu publik me objekt shpërndarjen / caktimin, midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, të banesave kolektive me seksion A-1, A-3, A-4, B-1, B-2, B-3 dhe B-4 të ndërtuara në Zonën e Re për Zhvillim Manëz do të zhvillohet të premten më datë 10.05.2024 në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, pranë Bashkisë Durrës, kati II duke filluar nga ora 10:00.

Nëpërmjet këtij njoftimi thirren të gjithë përfituesit sipas listës më poshtë:

Mosparaqitja në këtë shorte e personave përfitues i heq të drejtën e ankimimit apo pretendimeve lidhur me rezultatet e këtij shorteu publik. Personat përfitues në pamundësi për të qenë pjesmarrës në këtë shorte publik mund të përfaqësohen me prokurë. Në këto raste zbatohen dispozitat ligjore të përfaqësimit.