Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Ilir Vrenozi, ka festuar një ditë më parë 55 vjetorin e lindjes. Sot ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka treguar se si ka kaluar mbrëmë në festën e madhe që bëri për ditëlindje.

“Jam njeri që i dua femrat. Edhe aty në Big Brother u pa që kam marrëdhënie shumë të mirë që nga Brikena, Selin dhe me radhë. Po çuditërisht nuk ishte asnjë femër dje”,tha Vrenozi, i cili i tha se i ka ftuar që të gjithë ish-banorët.

Nga 39 ish-banorët e këtij edicioni vetëm një nuk i ka kthyer përgjigje. I pyetur se kush është ai, Vrenozi tha:

“Është një pordhë e madhe, Kristi Lamaj. As nuk tentoi të kthente përgjigje. E kam parë që i ka hyrë vetja në qejf. I kam thënë kujdes se fama të ngre, por kur ulesh varet se si bie”, duke shtuar se as nuk e ka uruar.

Iliri tregon se nga 38 banorët që kanë qenë në rrugëtimin me të në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, vetëm 8 prej tyre ishin në festën e madhe.

“Më mirë këta që erdhën me shpirt dhe me zemër se sa të vinte ndonjëri dhe të shikonte hënën. Bëmë një atmosferë 5 orë të paparë”, tha Vrenozi.