Një 26-vjeçar banues në Napoli, Itali ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit.

Nga burimet zyrtare, mësohet se gjatë kontrollit fizik në çantën e të riut është gjetur një sasi lënde narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 26 vjeç, banues në Napoli, Itali, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, në çantën e shpinës iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.