Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur në publik si “Cllevio”, është parë sërish në qendër të vëmendjes pas lirimit nga burgu.

Ai është filmuar në rrugët e Tiranës, pranë Kalasë, i shoqëruar nga disa truproja, situatë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve dhe rrjeteve sociale.

Sipas videos së publikuar nga “Ora News”, 39-vjeçari lëvizte i rrethuar nga bodigardë, duke krijuar përshtypjen e një sigurie të shtuar rreth tij menjëherë pas daljes nga qelia.

Ahmeti kishte qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit që nga tetori i vitit 2025, pas ekstradimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai është dënuar për veprat penale të përndjekjes dhe thyerjes së masës së sigurisë, akuza që lidhen me një konflikt të hershëm me reperin Rigels Rajku, i njohur si Noizy.