Bayern festoi titullin e 32-të në histori, por me “dhimbje koke”. Kjo pasi, Lewandowski ende nuk ka një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

Polakut i përfundon kontrata me bavarezët verën e ardhshme, ndërsa zërat për largimin nga Bayern-i sa vijnë dhe shtohen.

Barcelona është “pole-position” për shërbimet e sulmuesit, por nga ana tjetër, drejtuesit bavarezë po punojnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët me polakun.

Negociatat për rinovim nuk po shkojnë mirë, raportojnë mediet gjermane dhe kjo lidhet me termat e ofruara nga Bayern. Polaku ka rritur kërkesat e tij dhe deri më tani, klubi nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tij.

Ka një diferencë midis kërkesës dhe ofertës, bëhet fjalë për kohëzgjatjen e kontratës dhe pagën, diçka e tillë “çon” ujë në mullirin e Barcelonës.

Katalanasit nuk kanë preferuar të flasin mbi këtë çeshtje, por gjithashtu, nuk kanë mohuar zërat që dërgojnë Lewandowskin në “Camp Nou”.  Merkato e verës është në horizont dhe aksi Barcelonë-Mynih pritet të jetë tepër i nxehtë.