Ngjarja e Alma Arrazit dhe të tre fëmijëve që u hodhën në lumin Buna, vijon të jetë tragjike dhe plot mistere.

Lidhur me paqartësitë sesi ka arritur ajo të hedhë tre fëmijët në lumë, dhe më pas të mbytet vetë, ish-zyrtari i lartë i policisë Shemsi Prençi, në emisionin “Breaking” nuk përjashtoi mundësinë që 39-vjeçarja t’u ketë dhënë fëmijëve qetësues.

“Një dyshim është se nëna mund t’i ketë dhënë medikamente fëmijëve për të ulur reagimin e tyre.

Më kanë thënë që pranë vendit janë gjendur sende ushqimore.

Kruasan, çokollata që mendohet se janë ngrënë nga fëmijët. 80 metra më poshtë është gjetur trupi i pajetë i një prej fëmijëve”, u shpreh Prençi në Top News.