Paralelisht me protestën në kryeqytet, ka nisur edhe në qytetin e Durrësit protesta kundër projektit të ndërtimit të resortit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Në Durrës qytetarët e kanë nisur protestën me Himnin kombëtar. Ata janë sot në ditën e dytë, teksa në Tiranë po shënohet dita e pestë radhazi.
Qytetarët e kanë bërë të qartë se kjo protestë është jashtë politikës. Veç kundërshtimit të projektit të Zvërnecit, në Durrës kundërshtohet edhe projekti TID, për të cilën banorët e prekur janë ngritur në protesta të vazhdueshme.
Në Durrës ashtu si edhe një ditë më parë, janë mbledhur qytetarë të shumtë dhe familjarë me fëmijë të vegjël.





