Në përfundim të procesit të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat i bëri thirrje partive politike që të tregojnë qetësi dhe vetëpërmbajtje.

“Ajo çfarë të gjithë do të duhet të kemi në vëmendje, qetësia që duhet të kenë partitë dhe u heqësit politike. Është e këshillueshme që deklarimet për rezultatet që vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit nga partitë politike janë pa asnjë vlerë dhe janë me kontribute jo pozitive.

Votat janë në kutitë e votimit dhe duhet të presim me durim numërimin. Duhet të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët.

Rezultatin paraprak do të kemi jo më vonë se pasditja e të martës.

KQZ nuk do tolerojë asnjë rast apo iniciative që shkon kundër integritetit të numërimit”, tha Celibashi.