Konsumo Bulmetin Shqiptar. Bli Shqip!”

Kjo është nisma më e re e administratorit të kompanisë së bulmetit “Mozzarella Italia”, inxhinierit Nazif Tivari.

Një promovues i vazhdueshëm i produkteve të baxhove dhe fabrikave “Made in Albania”, inxhinieri i njohur thekson se qëllimi i kësaj nisme është “të promovojë produktet vendase të baxhove dhe fabrikave shqiptare të cilët punojnë pastër me qumësht të marrë nga fermerët dhe produktet pa proteina, pa vaj palme dhe pa konservantë”.

Nisma e inxhinier Tivarit merr më tepër rëndësi në ditët tona kur shumë flitet për cilësinë e produkteve ushqimore që ne konsumojmë çdo ditë. Ai bëri apel për bojkot të produkteve të importit që hyjnë në vendin tonë me çmime të lira, por që kanë në përbërje të tyre vaj palme e jo qumësht, duke dëmtuar kështu shëndetin e konsumatorëve.

Një anëtare e stafit të “Mozzarella Italia” shpërndau paraditen e sotme produkte të kësaj fabrike, duke u dhënë njëkohësisht qytetarëve durrsakë informacione shtesë, lidhur me produktet e prodhuara në “Mozzarella Italia”.

Inxhinier Tivari thotë se nisma e ndërmarrë sot do të vijojë edhe në qytete të tjera të vendit dhe në pikat e shitjes të qëndrave të përpunimeve shqiptare. Ai u bën apel të gjithë baxhove dhe fabrikave shqiptare t’i bashkohen kësaj nisme.