Një familje durrsake lundron prej mëse një viti në bordin e anijes “Logos Hope”, librarisë më të madhe lundruese në botë.

“DurrësLajm” u takua sot me 13-vjeçarin Ruben Hoxha, vullnetarin që së bashku me familjarët e tij, i është bashkuar komunitetit të 400 vullnetarëve nga 70 vende të ndryshme duke udhëtuar nëpër botë me misionin për të çuar dijen dhe shpresën kudo.

Për Rubenin kjo është një eksperiencë tërësisht ndryshe nga ajo që përjetojnë në këtë moshë bashkëmoshatarët e tij.

Në kontaktet e ngushta që ai mban me shokët e shkollës, u rrëfen atyre lidhur me vendet ku është ndalur dhe njerëzit e rinj që ka takuar.

Pavarësisht se e pranon që i mungon shoqëria në Durrës, ai ndihet mirë që edhe për rreth 6 muaj të tjerë do të jetë në bordin e kësaj anijeje, për të shijuar deri në fund këtë eksperiencë, që rrallë mund ta përjetosh në jetë.  

M.B.