Sfinksi është një ndër vendet më të frekuentuara në Durrës në netët veore, kjo edhe për shkak të vendosjes së kinemasë verore në shkallët e tij.

Më entuziastët për hapjen e saj ishin të vegjlit, që i gëzohen disa prej filmave të animuar më të preferuar.

Po ndërsa thuajse çdo natë fëmijët mbushin plot shkallët e Sfinksit, të shoqëruar prej prindërve, pak metra larg një rrezik i madh u kanoset.

Operatori Sokrat Toçi ka fiksuar me kamerën e tij këto kabllo korenti tërësisht të zhveshur, që dalin nga kutia shpërndarëse.

Shumë pranë ujit, por edhe shumë pranë shkallëve, ku qindra qytetarë të të gjitha grupmoshave kalojnë çdo natë, këto lidhje energjie pa zbatuar asnjë rregull teknik përbëjnë një rrezik potencial për çdo person që nga pakujdesia mund të bjerë në kontakt me to.

Pamjet filmike duhet të shërbejnë si një këmbanë alarmi për autoritetet përgjegjëse, që nuk kanë marrë asnjë masë për t’i sistemuar ato brenda kutisë shpërndarëse përkatëse.  

Lexo edhe: