Një lajm i shumëpritur për UAMD-në!

Aleanca e Universiteteve Evropiane STARS EU ku bën pjesë edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, ka marrë përgjigjen e shumëpritur pozitive për të marrë vulën e Universitetit Evropian nga Komisioni Evropian.

Aleanca e Universiteteve Evropiane STARS EU tanimë është zyrtarisht një Universitet Evropian, pasi siguroi financimin në thirrjen e shpallur për vitin 2023 nga Komisioni Evropian.

“Ka qenë një rrugë e gjatë për të arritur deri në këtë pikë, dhe tani fillon me të vërtetë puna më e vështirë. Por të gjithë së bashku do ta bëjmë atë plot emocione, sepse tani do të jemi më në gjendje të përmbushim qëllimet tona për transformimin e rajoneve dhe fuqizimin e njerëzve!”, shkruhet në faqen zyrtare të UAMD-së.

Për më shumë lexoni link-un: https://starseu.org/stars-eu-european-university/