Aktori i Hollivudit, Gerard Butler, është i njohur për faktin se është adhurues i madh i femrave të bukura, i cili nuk e ka zakon të bllokohet vetëm me një femër. 

Por duket se bukuroshi tani është qetësuar përkrah të dashurës së tij të re Madalina Ghenea. Dhe duke marrë parasysh pamjen e saj, nuk është për t’u çuditur aspak.

Bukuroshja rumune për revistën “Lascana”, ka treguar format trupore të cilat rrallë mund të shihen. Dhe miqtë e tyre thonë se aktori e ka humbur kokën pas saj dhe as që dëshiron të shikoj femra të tjera. 

Çifti ka filluar romancën para një viti, ndërsa Madalina e bukur nuk shihet shpesh me aktorin duke defiluar në qilimin e kuq të ceremonive të ndryshme të filmave, por përndryshe janë të pandashëm në jetën e përditshme.

Kjo nuk është lidhja e parë e saj me një yll Hollivudi, pasi para tij ka qenë e lidhur edhe me Leonardo DiCaprio-n. Dhe shumë medie e konsiderojnë atë si një magnet për meshkuj të cilët e kanë të vështirë që t’i rezistojnë bukurisë së saj magjike. 

Ndoshta ky interesim i shtuar i meshkujve vjen edhe nga fakti se ajo shpesh jep deklarata bombastike në lidhje me dashurinë dhe preferencat e saj për meshkuj.

Gjatë një interviste muaj më parë, ajo ka deklaruar se i pëlqen meshkujt që nuk heqin dorë, edhe atëherë kur ata refuzohen vazhdimisht, ndërsa e pëlqen të jetë e dominuar gjatë seksit. 

“Një mashkull që heq dorë lehtë nga qëllimi i tij për ta pushtuar zemrën e një vajze, nuk është për mua, sepse nuk i dua ata që dorëzohen. 

Ndërsa ata që këmbëngulin në qëllimin e tyre, e di se do të jenë këmbëngulës edhe në dhomën e gjumit. Dhe sa i përket dhomës së gjumit, më shumë preferoj që të jam e dominuar nga mashkulli, edhe pse as vetë nuk jam një vajzë e qetë”, kishte deklaruar ajo në një rast.