Për dy ditë me radhë, turistët e huaj, por edhe qytetarët do të mund të bëjnë një “udhëtim” në trashëgiminë e pasur kulturore të vendit tonë. Të gjitha trevat shqiptare duket se janë mbyllur në një hapësirë të vogël gjithëpërfshirëse.

Në kuadër të “Javës së turizmit” që startoi sot, në qytetin bregdetar mbërriti autobuzi “Muzeu lëvizës Tradita.al”. dhe vizitorët e parë nuk munguan.

Për kostumografen Edlira Sulaj, muzeu lëvizës është një copëz e vogël e Shqipërisë, ku pasqyrohen më së miri disa nga vlerat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.

Turistët e parë patën mundësi të shihnin nga afër muzeun lëvizës. Për të pasur një kujtim nga Shqipëria, nuk mungon edhe këndi i fotografive.

Një vit më parë, Durrësi ishte qyteti kampion i turizmit dhe këtë titull synon ta mbajë edhe këtë vit. Mbërritja e autobusit në Durrës u bë në kuadë të javës së turizmit, e cila do të konsistojë në një larmi aktivitetesh.

23 – 24 maj: Muzeu Lëvizës Tradita.al me veshje popullore tradicionale. Shëtitorja ‘Taulantia’

25 maj: Aktivitete sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit . Aksion pastrimi në Sektor Rinia

26 maj: Aktivitete sportive përgjatë vijës bregdetare ndërmjet të rinjve të qytetit

27 maj: Street Party, përgjatë Bulevardit ‘Epidamn

Të gjithë të interesuarit që duan ta shohin nga afër muzeun lëvizës Tradita.al mund ta vizitojnë të martën dhe të mërkurën nga ora 10.00-23.00, në shëtitoren “Taulantia”.

M.B.