Bien në prangat e policisë së Durrësit dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Amadeo  Çëlliku, 25 vjeç, banues Shijak, pasi më datë 12.07.2021, gjatë shoqërimit për sqarimin e rrethanave të një konflikti, ka kundërshtuar me dhunë forcat e Policisë.  

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Plepa-Durrës, ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit, shtetasin B. D., 55 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.