Deputeti Flamur Noka foli sot në seancën plenare, nga ku akuzoi mazhorancën për vjedhje të votave në zgjedhjet e 11 majit.

Noka tha se 11 maji ishte farsë elektorale dhe se demokracia në vendin tonë sipas tij është gjymtuar nga etja e socialistëve për të mbajtur pushtetin.

Flamur Noka: Për ne opozitën agjenda është krejt tjetër. E papranueshme për ne që Shqipëria vend anëtar i NATO-s të varrosë votën e lirë dhe të varrosë zgjedhjet e lira.

Sepse Niko sot para jo vetëm para shqiptarëve por edhe para faktorit ndërkombëtar, është gjymtuar totalisht me vullnetin tuaj politik nga etja e sulltanit tuaj dhe e juaja për t’u kacavirrur me çdo kusht pas karriges është gjymtuar demokracia.

Demokracisë në vendin tonë i qëndron këtu veç fasada, ajo fasadë që sulltani juaj e ka merak. 11 maji ishte një farsë, themeli i pushtetit tuaj qëndron mbi farsë, e panë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Ju opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin së bashku me bandat krimin e organizuar, kartelet që i nxorët të padukshëm.