Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale pak orë para mitingut përmbyllës në Tiranë.

Rama: Ja dhe orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhën, pas pak në 7:30 kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, të gjithë të tjerët kanë qëndruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitjet e fazës tjetër të procesit, trupat e komisionarëve etj, ndërkohë që në 7:30 Tirana do të japë mesazhin e fundit të gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ndodhen. Më vjen shumë mirë që ka pasur një lëvizje domethënëse.