Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë protestuan sot për tre orë rresht në disa nga akset kryesore rrugore të vendit, duke kërkuar qeveri teknike dhe lirimin e atyre që opozita i quan “të burgosur politikë”, kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e PL-së, Ilir Meta.
Në Durrës, dhjetra qytetarë dhe simpatizantë bllokuan qarkullimin në rrethrrotullimin e Shkozetit dhe autostradën Tiranë-Durrës, në një protestë që kryesisht ishte e paqtë dhe pa trazira.
Deputeti Edi Paloka, nën zhurmën e thirrjeve “Rama ik” njoftoi mbylljen e protestës së opozitës duke falënderuar të gjithë qytetarët.
“Mirë u pafshim në aksionet e rradhës“, tha deputeti demokrat.
Tashmë rrugët në Durrës i janë rikthyer normalitetit, me lehtësimin e qarkullimit në rrethrrotullimin e Shkozetit.