Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, ku automjeti me drejtues shtetasin Q. B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F. B, dhe shtetasi M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.