TIRANE – Ai gjithmonë gjen një shteg për të plotësuar anën e tij më të lëkundur. Kështu ka bërë dhe në këtë rast. Pasi është përfolur si mashkulli plangprishës, që ka dështuar në dy martesa, prej të cilave ka një vajzë dhe një djalë, ai prapë nuk dorëzohet.

Kësaj here Kastro Zizo ka vendosur ta tregojë publikisht se ai jo vetëm që di të dashurojë femrat, por madje dhe të japë këshilla për dëgjuesit e tij në “NRG Radio”.

Ai edhe në këtë emision të ri radiofonik vazhdon të këmbëngulë se di shumë gjëra në dashuri dhe se nuk e ka humbur besimin në të.

Në “NRG Radio”, Kastro po drejton një emision ku është vetëquajtur “Dr. Love” për dëgjuesit online. Se sa do ia dalë dhe sa do i besojnë dëgjuesit për shkak se është përfolur ca si shumë për punët e dashurisë, gjithçka mbetet për t’u parë.

Ndërkohë që ai ka pohuar se ndihet i lirë për ta bërë këtë emision, pasi për momentin ndihet beqar.