Pas kritikave të shumta për shkak të grindjes me familjen e tij, Brooklyn Beckham, në një postim në rrjetet social ka tërhequr vëmendje me lëvdatat për partneren e tij. 27-vjecari në postimin plot emocion rrëfen historinë e tij të dashurisë.

6 vjet më parë i kërkova shoqes sime më të mirë të martohej me mua dhe Ti je vajza ime, gruaja ime e bukur dhe e gjithë zemra ime. Çdo ditë me ty ndihet si aventura më e mirë, dhe ende nuk mund ta besoj që po e jetoj jetën me ty. Ti e bën gjithçka më të ndritshme, më qesharake, më të ëmbël dhe më magjike vetëm duke qenë vetvetja. Mezi pres të vazhdoj të qesh, të ëndërroj dhe të qëndroj e re me ty përgjithmonë. Të dua më shumë se fjalët, Nicola.“, shkruan Brooklyn në postimin e tij.

Nuk ka munguar as reagimi i Nicolas e cila e falenderon Brooklyn që e do aq përsosmërisht.

“Nuk mund të të dua më shumë. Ti je bota ime, mbështetja ime dhe shpirti im binjak. Të dua një milion herë dhe më pëlqen të jem gruaja jote. Faleminderit që më do kaq përsosmërisht.”, u shpreh Nicola në koment.

Çifti e organizuan ceremoninë e fejesës në pronën e familjes Brooklyn, në Cotswolds në viti 2020, para se të kurorëzonin marrëdhënien e tyre me martesë në një pronë buzë oqeanit të familjes Peltz.