Pas “luftës” me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante, babai i Ronaldo Sharkës është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë gazetari përmes një postimi në Instastory.

Pusho i qetë në botën tjetër bab”, shkruan ish-banori i Big Brother krahas fotos ku i shtrëngon dorën të atit.

Kujtojmë se Ronaldo vendosi ta ndante me publikun historinë e të atit gjatë qëndrimit të tij të Big Brother.

Ai u surprizua nga i ati brenda ambienteve të shtëpisë, por vetëm disa javë më vonë, ai ishte shtruar në reanimacion pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.

Mbrëmjen e sotme ai ka mbyllur sytë përgjithmonë.