Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është përfshirë në një sherr me një person tjetër në një lokal dhe më pas ka sulmuar edhe efektivët. 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 12 maj, në një klub “Evergreen” në rrugën Vasco de Gama, njoftojnë mediat italiane. 

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte në klub ndërsa fillon të debatojë me një person tjetër. Sherri ka agarvuar deri në dhunë fizike. Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, shqiptari i ka goditur me shqelma dhe ka kafshuar një prej efektivëve. 

Polici është dërguar në spital në Civitanova ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore, ndërsa policia arriti që të arrestojë shqiptarin.  

Shqiptari është arrestuar për plagosje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe refuzim për të dhënë informacion mbi identitetin.