Ana Kallaku ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një postim të fundit, ku ka folur hapur për marrëdhënien me të dashurën e re të vëllait të saj, aktorit Bes Kallaku.
Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në Instagram, Ana ka ndarë detaje për raportin e saj me Ejonën, partneren e re të Besit, duke treguar një afrimitet të veçantë dhe mbështetje të plotë për lidhjen e tyre. Ajo madje ka publikuar edhe një foto ku shfaqet e përqafuar me të, ndonëse duke ia fshehur portretin.
Ndjekësit e kanë pyetur moderatoren për marrëdhënien me kunatën e re, ndërsa përgjigjja e saj ka qenë mjaft emocionale dhe e drejtpërdrejtë.
“Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën. Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të,” – ka shkruar Ana, duke theksuar se e mirëpret plotësisht në familje partneren e re të vëllait të saj.
“Pavarësisht dëshirës sonë të madhe, është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë, për të mos u ekspozuar ,” – ka sqaruar ajo.
E njëjta temë ka ngjallur kuriozitet edhe te ndjekësit, të cilët kanë pyetur nëse çifti do të shfaqet së shpejti publikisht. Sipas Anës, mungesa e daljeve publike dhe fotove të plota nuk lidhet me fshehtësi, por është një zgjedhje personale e Ejonës për të ruajtur privatësinë e saj.







